Last Updated on 29/07/2025 by adminfjala
SPAK kishte thirrur sot edhe ish-presidentin Ilir Meta për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, 9 muaj pas arrestimit të tij.
Meta pritej që të shkonte sot në SPAK, njëjtë si ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi, por avokati i tij, Kujtim Cakrani ka kërkuar disa ditë kohë, me argumentin se është me pushime.
Meta u mor i pandehur më 29 maj dhe iu komunikuan akuzat për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash./E.T
