“Krimi zgjedhor në fokus të SPAK”/ Dumani para gazetarëve: Po hetojmë zyrtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Krimi zgjedhor ka qenë prioriteti kryesor i Prokurorisë së Posaçme gjatë gjithë procesit zgjedhor. Kështu u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një takimi me gazetarët. Ai theksoi se SPAK u angazhua që prej muajit mars dhe gjatë gjithë fushatës, me një strategji që synonte parandalimin e shkeljeve, dhe sipas tij, kjo strategji dha rezultat.

“Pritëm që KQZ të shpërndante mandatet dhe të konsiderohej i mbyllur procesi zgjedhor. Jeni informuar herë pas herë për krimin zgjedhor. SPAK ka qenë i angazhuar që në mars e deri në përfundim të procesit zgjedhor. Strategjia pati, së pari efekt parandalues, dhe e ka dhënë këtë efekt”, u shpreh Dumani.

Sipas tij, bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte efektiv, duke theksuar se janë  administruar nga SPAK 193 materiale, në të cilat janë gjetur prova që janë në proces. Dumani theksoi gjithashtu se dy persona janë arrestuar në flagrancë, dhe janë marrë 16 vendime gjykate për kontrolle

“Janë 193 materiale të administruara në total. 80 materiale, kallëzime nga shtetasit. 10 të nisur kryesisht. Nga 43 të regjistruara, 1 është dërguar në gjyq, 1 i pezulluar, 1 i përcjellë për kompetencë. Janë arrestuar 2 vetë në flagrancë. 16 vendime gjykate për kontrolle. Rezultatet kanë qenë të kënaqshme. Janë gjetur prova për çështjet qe i kemi në proces”.

Sipas kreut të SPAK, prokurorët kanë prioritet trajtimin e këtyre çështjeve dhe se janë siguruar prova për disa prej hetimeve në proces.

“Prokurorët kanë prioritet çështjet e krimeve zgjedhore. Në 43 raste është vendosur mosfillim, pasi nuk ka pasur elementë të veprës penale. Kryesisht kanë qenë nga partitë politike. Vetëm 3 prej tyre janë ankimuar dhe gjykata ka konfirmuar prokurorinë”.

I pyetur nëse ka pasur apo jo asfalt elektoral, punësime të paligjshme, apo përdorim të administratës, Dumani u përgjigj:

Lexo edhe :  Avokati i Ilir Metës, përshëndetje naziste para ambienteve të SPAK

“Në rastet që kemi hetuar, nuk ka pasur. Nuk marr përsipër të them për më shumë. A ka hetim për financimin e fushatave? Deri më tani nuk kemi hetim penal. Për korrupsionin zgjedhor, a keni zyrtarë në hetim dh deri në ç’ nivel të hierarkisë shtetërore? Po kemi zyrtarë. Për nivelin, në një moment të mëvonshëm”./e.t

Të fundit

Harrojeni lirinë e Atdheut, luftrat bëhet për të “kap ndonjë lek”

Nga Leonard Veizi Lufta, në vetvete, nuk bëhet për lirinë e popujve, as për prosperitetin apo begatinë e tyre. Këto...

Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje mahnitëse nga natyra shqiptare, duke sjellë në vëmendje bukuritë e rralla të parqeve kombëtare...

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash...

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti. I pasur...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV