Kush është drejtoresha e shkollës që u plagos nga djali i saj, detaje nga Maqellara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Maqellarë, pasi një 50-vjeçare është plagosur me thikë nga djali i saj.

Sipas burimeve të Euronews Albania, 50-vjeçarja Nexhmie Sula mban postin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest, ndërsa është goditur me thikë nga djali i saj 26-vjeçar, Ikler Sula.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti familjar për motive të dobëta, ndërsa i riu është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë.

50-vjeçarja e plagosur, Nexhmie Sula, është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve të Euronews Albania, 26-vjeçari, i cili plagosi me thikë nënën e tij, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej tre vitesh.

Familjarët mendonin se ai ishte shëruar dhe kishte rikuperuar gjendjen e tij ndërsa familja jeton në fshatin Çernenë, 1 kilometër larg Maqellarës.

Nexhmie Sula është nënë e tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze, ndërsa u plagos nga djali më i vogël i saj, 26-vjeçari Ikler Sula, i cili dyshohet ta ketë kryer aktin për shkak të problemeve të shëndetit mendor./E.T

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV