Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli, ish-portier i njohur i futbollit shqiptar, ka thyer xhamat e godinës së Bashkisë në shenjë proteste ndaj aksioneve të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

I riu u arrestua nga policia e Korçës.

Ngjarja u filmua dhe u shpërnda në kohë reale nga vetë Dramolli, i cili gjatë transmetimit dëgjohet të thotë: “Shiko si sulmohet bashkia”. Sipas tij, revolta erdhi si pasojë e prishjes së disa strukturave në lagjen nr. 14, ku ai jeton prej vitesh.

Kostandin Dramolli, i njohur me emrin artistik “Çekiçi 14” pas tërheqjes nga futbolli, është aktualisht aktiv në skenën e muzikës “rap”. Emri i tij është i lidhur ngushtë me zonën ku ka jetuar dhe me një identitet rebel, të cilin nuk ka hezituar ta shfaqë edhe publikisht.

Në karrierën e tij sportive, Dramolli ka qenë pjesë e ekipeve si Skënderbeu, ku është shpallur kampion me ekipin U-19 – Bylis, Pogradeci, Maliqi dhe Pierikos në Greqi.

Pas incidentit, në rrjetet sociale janë ndezur debatet, ndërsa burime pranë autoriteteve bëjnë me dije se i riu është person me precedentë penalë dhe më herët është dënuar me burg nga gjykata.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet sociale që shoqërojnë aksionet e lirimit të hapësirave publike, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Bashkia e Korçës në lidhje me situatën. m.p.

Të fundit

Shtëpia e Bardhë pyeti nëse Zelensky do të vishte kostum në takimin me Trumpin

Shtëpia e Bardhë i ka pyetur zyrtarët ukrainas nëse Volodymyr Zelensky do të veshë kostum në takimin e tij...

“Të dashuruar nga gjimnazi”, kush janë personat që u aksidentuan në Berat

Mëngjesin e djeshëm në Berat u regjistrua një aksident me pasoje vdekjen e 29-vjeçarit Ornel Caushaj. 29-vjeçari i cili po udhëtonte me bashkëshorten e...

Lirimi i hapësirave publike, shemben 20 objekte në Fier

Në Fier vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Mbi 20 objekte janë prishur deri më tani nga fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së...

Çopja-Çela, nga grabitja e bankës te blerja e fermave në Paraguai

Një nga mediat më prestigjioze në Britaninë e Madhe, "The Telegraph", i ka kushtuar një artikull të gjatë klanit kriminal shqiptar Çela–Çopja, duke e...

Nga alkooli dhe shpejtësia, te parkimi i gabuar/ Rrugorja ndëshkon 892 shoferë

Policia Rrugore e Beratit ka ndëshkuar gjatë dy javëve të fundit rreth 900 drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndërsa ka...

Lajme të tjera

Web TV