Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare për riparimin e tyre.

Sipas të dhënave të INSTAT të ardhurat nga aktivitetet e shërbimeve për riparimin e kompjuterëve, celulareve, televizorëve, furrave, lavatriçeve, frigoriferëve, fshesave, hekurit, mikserëve, etj kanë shënuar 10,2 miliardë lekë ose një vlerë e përafërt me 103 milionë euro në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të shërbimeve për riparimin e kompjuterëve dhe pajisjeve elektro-shtëpiake gjatë tre viteve të fundit, duke reflektuar një kërkesë në rritje për këto lloj shërbimesh në treg. Në vitin 2021, të ardhurat totale të këtij sektori arritën në 6.75 miliardë lekë, ndërsa me 2022 rreth mbi 8.6 mld lekë. Në vitin 2023 të ardhurat e bizneseve që ofrojnë shërbimet e riparimit pësuan rritje 18 për qind në krahasim me vitin 2022.

Kjo tendencë sinjalizon disa zhvillime. E para shërbimet e riparimit po bëhen gjithnjë e me të shtrenjta në çmime për shkak të mungesës së specialisteve. Riparuesit e defekteve të pajisjeve janë shumë të kërkuar, teksa një pjesë e madhe e tyre emigrojnë në vende të tjera të Europës pasi edhe atje ka mungesa në këto lloj profesionesh.

Së dyti familjet shqiptare gjithnjë e më shumë po rrisin përdorimin e pajisjeve elektroshtëpiake sidomos atyre elektronike. Gama e tyre rritet nga viti në vit dhe gjithashtu nevoja për shërbimet e riparimit gjithashtu. Kompjuterët dhe celularet tashme janë bërë sende personale dhe nevoja për riparimin e tyre po rritet me përdorimin e tyre.

Pandemia e COVID-19 dhe periudha pas saj rriti ndjeshëm përdorimin e kompjuterëve, laptopëve, celularëve dhe pajisjeve shtëpiake për punë, shkollë online apo argëtim. Kjo solli edhe një nevojë më të madhe për mirëmbajtje dhe riparim të tyre.

Lexo edhe :  Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Gjithashtu çmimet e larta pas pandemisë kanë zhvendosur prirjen konsumatore për shërbimet e riparimit dhe mirëmbajtjes, si një zgjedhje më ekonomike në vende të blerjes së një pajisje të re. Nga ana tjetër përmes platformave online, serviset kanë më shumë mundësi për të siguruar pjesë rezervë më shpejt, çka përmirëson efikasitetin dhe rentabilitetin e aktivitetit. m.p.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV