Last Updated on 04/08/2025 by adminfjala
Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u kthyen në “lumenj”.
Ky fakt është denoncuar publikisht edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i cili ka identifikuar problemin dhe ka theksuar se kjo situatë do një reagim të menjëhershëm.
Sipas socialistit kjo situatë, në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës ka ardhur si pasojë e tre pusetave të cilat nuk mund të përballojnë prurjet e ardhura nga zona e “Kodrës së Diellit”.
“NE PJESEN E SIPERME TE KOMUNES; LAGJIA MU PERBALLE NENKALIMIT TE KODRES SE DIELLIT, NEN UNAZEN E MADHE-RRUGA PARALELE ME TE!
Kjo qe shihni nuk eshte ceshtje shiu-JANE UJRA TE ZEZA KETO, ARDHUR NGA LART-KODRA E DIELLIT;
Qysh ne Shkurt te ketij viti, bashke me banoret identifikova faktin se TRE PUSETAT qe jane ketu ishin shume te vogla dhe nuk perballojne prurjet qe vijne nga siper! Tani duhet TA ZGJIDHIM se kjo-sic banoret thone po behet e perhershme dhe me ujra te zeza; LAGJIA ESHTE NE HALL TANI”, shkruan Braçe. m.p.
