Organizata Europiane ngre alarmin për banesat: Duhet ndërhyrje urgjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI), përfshirë NAREA-n (Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme), në dokumentin publik të datës 5 gusht 2025, ngrenë alarmin mbi rritjen e vështirësisë për blerësit e parë dhe kategoritë me të ardhura të ulëta për të blerë banesë.

Dokumenti propozon masa konkrete: reduktim të kostove të transaksioneve, lehtësim të kufizimeve rregullatore për qiradhënësit, nxitje të pronësisë afatgjatë dhe bashkëpunim publik-privat (PPP) për të rritur ofertën e strehimit të përballueshëm.

Sipas CEPI dhe anëtarëve të NAREA-s, tregu i banesave me çmime të larta po bëhet gjithnjë më i paarritshëm për kategoritë më të prekura. Situata është më dramatike në zonat urbane me kërkesë të lartë. m.p.

Të fundit

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

‘Ndjellësi i fatkeqësive’ që i ngre topin për ‘fitore të rreme’ Edi Ramës

Një video dhe foto që kisha postuar dje nga pasojat e zjarreve në Delvinë në një reportazh, ishte ripostuar sot nga Sali Berisha, i cili...

Kontrolle të imtësishme në aeroport, londinezi sjell mijëra paund të padeklaruara

Kontrolle të detajuara të pasagjerëve të fluturimit Londër-Prishtinë janë kryer në aeroportin e kryeqytetit në Kosovë. Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka vazhduar...

Putin informon udhëheqësit e Bjellorusisë dhe Kazakistanit pas samitit me Trump

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi të dielën biseda telefonike me udhëheqësit e Bjellorusisë dhe Kazakistanit për t’i informuar mbi samitin historik me Presidentin e...

Lajme të tjera

Web TV