Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford, për sezonin e ri në La Liga.

Mes shumë emrave që kanë katalanasit në mesfushë, ai që duhet të sakrifikohet mesa duket është Marc Casado. Mesfushori difensiv, 21 vjeç, fitoi vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e tij në gjysmën e parë të sezonit të kaluar, më pas roli i tij në fushë filloi të zbehej për shkak të formës së shkëlqyer te Frenkie De Jong dhe të besuarit të Hansi Flick, Marc Bernal.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e Barcelona kanë vendosur të nxjerrin në shitje Marc Casado. E ardhmja e mesfushorit spanjoll pritet të jetë në Bundesliga, aty ku Leverkusen po përgatit një ofertë 30 milionë euro për transferimin e tij. Trajneri Erik ten Hag e ka identifikuar mesfushorin katalanas si një nga nënshkrimet prioritare për të forcuar mesfushën.

Me siguri që Barcelona do mbajë një përqindje për shitjen e tij të radhës, si dhe një klauzolë riblerje, ndërsa detajet e tjera pritet të zbulohen së shpejti. m.p.

Të fundit

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin...

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të...

Gjermania kërkon ushtarë, spiunë dhe infermiere!

Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë të rinj për të garantuar dhe mbrojtur sigurinë e vendit, si dhe për infermierë...

Parashikimi i motit për sot, kthjellime e alternime vranësirash

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime...

4-vjeçarja shqiptare gjendet e mbytur në pishinën e një vile

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos nëGreqi,  ku një vajzë 4-vjeçare humbi jetën tragjikisht në një pishinë. Vogëlushja, vajzë e vetme...

Lajme të tjera

Web TV