Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në Greqi.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Nea Stira, teksa pasagjerët po zbriten me urgjencë me varka e jelekë shpëtimi, pasi ka frikë e panik për një fundosje.

Mjeti lundrues paraprakisht njoftohet se kishte një rrjedhje të vogël uji. Në bord janë edhe 9 anëtarë të ekuipazhit.

Trageti operonte në itinerarin nga Nea Stira në Agia Marina, teksa ngeci sot pasdite (5 gusht) në bregun e Glaros, afërsisht dhjetë minuta pas nisjes së tij nga porti.

Sipas informacioneve, trageti “Panagia Paravouniotissa” mbante  105 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit dhe ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Operacioni i transferimit të tyre filloi menjëherë me ndihmën e anijeve private dhe pasagjerët u transportuan të sigurt në portin e Nea Stira, raportoi media greke.

Tre anije të Rojës Bregdetare, anije private dhe një anije tjetër që transportonte pasagjerë nxituan në vendngjarje për të ndihmuar në proces.

“Nuk na u dhanë udhëzime, askush nuk na informoi, i gjetëm vetë jelekët e shpëtimit nën sedilje”, theksoi një pasagjer, duke folur për Mega, dhe shtoi: “e kuptuam manovrën e kapitenit dhe më pas ramë në një hendek. Kur erdhi momenti i evakuimit, kapiteni tha nëpërmjet altoparlantëve, “zbritni dhe hipni në varka”./E.T

Të fundit

Parashikimi i motit për pjesën e dytë të gushtit: Kur dhe ku rikthehen reshjet

Pjesa e dytë e gushtit ka nisur me temperatura disi më të freskëta dhe mot të paqëndrueshëm, njoftoi meteorologia...

Kishte gëlltitur 100 kapsula kokainë të pastër, kapet në aeroport

Një burrë është arrestur sot në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Greqi, pasi kishte gëlltitur një sasi të madhe kokaine. Sipas policisë greke, i huaji, i...

Iu gjetën thika, radio-marrëse, pistoletë me gaz e sëpatë, ndalohet polaku në Qafë-Thanë

Një shtetas polak është proceduar penalisht pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me armë të ftohta dhe pajisje të tjera të ndaluara, të cilat...

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviç, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën, më 18 gusht. Ai është anëtar...

Situata me zjarret, Berisha tregon arsyet përse ishin krim shtetëror

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar një krim shtetëror zjarret që shkaktuan dëme të mëdha në disa zona të vendit përgjatë...

Lajme të tjera

Web TV