Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri–Letoni, mbyllen tribunat pas porte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata e Futbollit njofton të gjithë tifozët se nga kjo e mërkurë nis shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Takimi do të zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” dhe biletat mund të blihen vetëm online.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.

FSHF bën me dije se për këtë ndeshje, ndryshe nga ndeshjet e kaluara, sektorët N101, N102, N103, N104, N105, S102, S103, S104, V101 dhe V102 do të jenë të mbyllur, sipas vendimit të FIFA-s.

“Ky vendim është marrë si pasojë e sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjeve të mëparshme, përfshirë këngë me përmbajtje ofenduese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, gjeste apo mesazhe të papërshtatshme, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare”, shkruan FSHF./e.t

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV