Last Updated on 07/08/2025 by adminfjala
Një 12-vjeçar është plagosur pasi u hodh në det nga një shkëmb i lartë.
I mituri pësoi dëmtime në kokë dhe nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u transportua me mjet lundrues ekipi mjekësor drejt vendit të ngjarjes, ku të miturit iu dha ndihma e parë mjekësore, shkruan A2.
12-vjeçari, shtetas i huaj, u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.
Fatmirësisht, jashtë rrezikut për jetën. m.p.
