“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka ditë që numri është edhe më i lartë.

Gjithsesi, në 6 muajt e parë të vitit nëse shohim të dhënat e Policisë në kryeqytet ka një rënie të lehtë në krahasim me një vit me parë të rasteve që janë prekur nga mashtrimi kompjuterik: 219 nga janari deri në qershor. Nga 246 autorë të dyshuar, 108 janë ende në kërkim. Vetëm 26 janë arrestuar, ndërkohë që po procedohen në gjendje të lirë 112 persona.

Shifrat e 6 muajve të parë të 2024-ës flasin për 249 procedime, por numri i autorëve është ndjeshëm më i lartë një vit më parë, teksa bëhet fjalë për 381 persona. Rastet më shqetësuese vijojnë të mbeten mashtrimet online./kb

Të fundit

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë...

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrainës...

Lajme të tjera

Web TV