“Po marrim përsëri kryeqytetin tonë”, Trump dërgon Gardën Kombëtare në Uashington

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e kryeqytetit, Uashingtonit.

Ai ka aktivizuar Gardën Kombëtare për një vendosje në Uashington në mënyrë që të largojë nga vendi të gjithë personat problematikë dhe të pastrehët, shkruan A2.

“Po njoftoj një veprim historik për të shpëtuar kryeqytetin e kombit tonë nga krimi, gjakderdhja, rrëmuja dhe mjerimi. Kjo është Dita e Çlirimit në Uashington dhe ne do ta marrim përsëri kryeqytetin tonë, po e marrim përsëri. Sipas autoriteteve që më janë dhënë si President i Shteteve të Bashkuara, unë zyrtarisht po aktivizoj Seksionin 740 të Aktit të Sundimit Vendor të Distriktit të Kolumbias, e dini se çfarë është ai, dhe po e vendos Departamentin e Policisë Metropolitane të Uashingtonit nën kontroll të drejtpërdrejtë federal dhe ju do të takoni njerëzit që do të jenë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë”, tha Trump.

“Njerëz shumë të mirë, por janë të ashpër dhe e dinë se çfarë po ndodh. E kanë bërë edhe më parë. Përveç kësaj, unë po vendos Gardën Kombëtare për të ndihmuar në rivendosjen e ligjit, rendit dhe sigurisë publike në Uashington dhe ata do të lejohen të bëjnë punën e tyre siç duhet”, shtoi Presidenti amerikan.E.T

Të fundit

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Lajme të tjera

Web TV