Last Updated on 12/08/2025 by adminfjala
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje sërish për evakuime në Gramash, për shkak të përkeqësimit të situatës, lidhur me zjarret.
Përmes një njoftimi, ministria ka kërkuar që banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat.
Ndër të tjera, ministria kërkon që banorët të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
“NJOFTIM URGJENT PËR EVAKUIM
📍Gramsh
Për shkak të zjarreve, banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.”, thuhet në njoftim./e.t
