Chelsea-United, një propozim i padëgjuar më parë në merkato

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alejandro Garnacho është kthyer në një shqetësim të madh për drejtuesit e Manchester United. Anësori argjentinas ka vendosur të mbyllë një herë e mirë ciklin e tij me “Djajtë e Kuq” dhe kërkon transferimin te Chelsea.

21-vjeçari ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsea-n, ndërsa tani ka mbetur pjesa më e vështirë, që të arrihet marrëveshja mes dy klubeve. Mediat angleze zbulojnë së Chelsea i ka bërë Manchester United një propozim të çuditshëm, duke i ofruar një nga katër lojtarë të tyre në këmbim të Garnacho-s.

Nicolas Jackson, Christopher Nkunku, Axel Disasi dhe Renato Veiga, janë emrat e ofruar nga “Blutë” për shkëmbimin kokë më kokë me Garnachon, por Man. United ka refuzuar direkt. “Djajtë e Kuq” do pranojnë largimin e Garnacho-s vetëm me një kusht: të paguhet çmimi i vendosur për kartonin e tij që është rreth 50 milionë euro. m.p.

Të fundit

Bankat mëmë në Evropë: Shqipëria, shumë fitimprurëse!

Tregu bankar në Shqipëri mbart shumë potencial për zhvillim. Sipas një pyetësori të Bankës Evropiane të Investimeve, 75% e...

Zelensky nuk pranoi të takohet në Moskë, Bjellorusia e gatshme të organizojë takimin

Bjellorusia mund të organizojë një takim midis presidentëve Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin me kërkesë të Moskës, tha sekretari i shtypit i udhëheqësit bjellorus,...

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid bin Ualid u përballën me...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Lajme të tjera

Web TV