Last Updated on 13/08/2025 by adminfjala
Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë.
Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga Presidenti Bajram Begaj nuk do të zhvillojë mbledhje në këto momente, pasi të gjithë janë në terren në luftë me flakët.
Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konference për shtyp kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në zonat ku është përballja me e rëndë me zjarret. Gjithashtu edhe Adriatik Lapaj i Shqipëria Bëhet, bëri thirrje për të njëjtën çështje. m.p.
