Konkurset në universitete, garë e fortë mes të rinjve për Arkitekturën dhe Mjekësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maturantët kanë mbyllur aplikimet për shkollat e larta dhe janë në pritje të rezultateve nga Universitetet. Por ka ende kohë deri në shpalljen e listave të fituesve, pasi  në disa degë do të aplikohen edhe testime shtese.

Konkursi për Arkitekturën pritet të sjellë në Tiranë, më 20 gusht, me qindra të rinj të cilët do të konkurrojnë mes tyre për këtë program studimi.

Rektori i Universitetit Politeknik Akli Fundo, tregon për rëndësinë e testimit për përzgjedhjen e më të mirëve.

Mjekësia e Përgjithshme është një tjetër program studimi që për të tretin vit do të zhvillojë testin elektronik për përzgjedhjen e kandidateve fitues.

Konkursi do të zhvillohet në Tiranë pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore, ndërsa datat pritet të shpallen brenda kësaj jave.

Testime shtesë do të zhvillojë edhe te Universiteti i Sporteve dhe ai i Arteve. Me përfundimin e konkurseve, shkollat e larta përllogaritin rezultatet e kandidateve për të shpallur më pas listat e fituesve në fund të muajit gusht.

Duket se edhe këtë vit të rinjtë janë orientuar nga degët më të kërkuara jo vetëm nga tregu vendas por edhe ai i huaj. Kryesojnë programet e IT, inxhinieritë dhe degët e shëndetësisë. /e.t

Të fundit

Solidaritet me Gazën në Festivalin e Filmit në Venecia

Në Festivalin e 82-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia një i ftuar në tapetin e kuq mbante banderolë me...

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Mos gënjeni që protestoni për Gazën!

Kjo nuk ka qenë kurrë për Gazën - as për palestinezët nga Galit Peleg Thonë se protestat janë për Gazën. Që kjo valë zemërimi është për...

Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë/ Rama jehonë lajmit

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik ka dalë në dritë në fshatin Strikçan të Bulqizës. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se specialistët kanë identifikuar...

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

Ralph Ziman, artist dhe fotograf i njohur, ka kaluar dekada duke reflektuar mbi dhunën dhe pasojat e saj përmes artit. I lindur në Johannesburg...

Ish-të përndjekurit, pesë dokumentet që nevojiten për të tërhequr paratë!

Vijon lista e ish-të përndjekurve politikë që duhet të plotësojnë dosjen për të tërhequr paratë e dëmshpërblimit. Vendimi është marrë në javën e fundit të...

Lajme të tjera

Web TV