Tifozët izraelitë shkaktuan një skandal ndërkombëtar me sloganin e tyre të turpshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët izraelitë, ose më saktë mbështetësit e Maccabi Haifa, shkaktuan një skandal mbrëmë (e enjte) në ndeshjen e tyre jashtë fushe në Hungari, ku skuadra e tyre priti në fushë neutrale ekipin polak Rakow në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Konkretisht, pas ndeshjes, tifozët e Maccabit nxorën në pah një slogan me përmbajtje kontraverse në tribunat e tyre.

Slogani shkruante “Vrasës që nga viti 1939” dhe izraelitët u përpoqën me dëshpërim t’i provokonin polakët, pasi ata aludonin në bashkëpunimin e disa polakëve në krimet kundër hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Holokausti u krye nga gjermanët, por izraelitët tani vunë në dukje bashkëpunimin e disa polakëve në të gjithë këtë, gjë që nuk i pëlqeu organizatorëve të ndeshjes së mbrëmshme në Rakow.

Tifozët shkaktuan një skandal ndërkombëtar, me presidentin polak Karol Nawrocki që foli hapur për incidentin.

“Baneri skandaloz i shfaqur nga tifozët e Maccabi Haifa fyen kujtimin e qytetarëve polakë, viktima të Luftës së Dytë Botërore, përfshirë 3 milionë hebrenj”, shkroi në X, Nawrocki, ish-kreu i Institutit të Kujtimit Kombëtar të Polonisë.

“Marrëzi që asnjë fjalë nuk mund t’i justifikojë”, shtoi presidenti polak, dhe ambasada izraelite në Poloni foli gjithashtu për incidentin, duke dënuar shfaqjen e sloganit.

“Nuk ka vend për fjalë dhe veprime të tilla, nga asnjëra palë, në stadium apo kudo tjetër. Kurrë. Këto incidente të turpshme nuk pasqyrojnë shpirtin e shumicës së tifozëve izraelitë”, shkroi faqja e Ambasadës Izraelite në X.

Ndërkohë, Rakow festoi me rezultat 2-0 në Hungari mbrëmë, duke bërë kështu një kthesë pasi humbi ndeshjen e parë në shtëpi 1-0.

Me një rezultat të përgjithshëm prej 2-1, skuadra polake u kualifikua në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës./e.t

Të fundit

Berisha nxjerr “sekretin shtetëror”: Ja ku u rrëmbye Daniel Shima

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një statusi në rrjete sociale ka folur gjatë për zhdukjen e ish-zv....

Pse Vuçiqi dhe Dodiku po vrapojnë pas Trumpit?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq prej muajsh është përpjekur me ngulm të kontaktojë Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Pas dështimit total në muajin maj në...

Kremlinit nuk i pëlqejnë propozimet evropiane për Ukrainën

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s...

Zbulohet klauzola speciale, Bayern humb blerjen më të mirë të vitit në 2026?

Michael Olise është blerja më e mirë e 5 viteve të fundit te Bayern. I transferuar për 51 mln euro nga Crystal Palace vitin...

Deputeti demokrat: PD ka nevojë për reformë të thellë

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, ka kritikuar opozitën në studion e "News 24" duke thënë se në këtë gjendje që ndodhet nuk mund të fitojnë...

Lajme të tjera

Web TV