Kina shfaq ‘muskujt’/ Raketa hipersonike dhe armatim futurist në paradë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrugët e Pekinit janë shndërruar në një skenë të forcës ushtarake kineze, teksa Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) zhvilloi gjatë fundjavës një provë për paradën ushtarake që pritet të mbahet më 3 shtator, me rastin e 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Pamjet dhe videot që kanë qarkulluar në mediat kineze dhe mediat sociale zbulojnë përmasat e kësaj demonstrate të fuqisë teknologjike.

Banorët e Pekinit kanë qenë dëshmitarë të një kolone të gjatë me armatim të avancuar që përfshinte raketa hipersonike, tanke të reja, dronë detarë dhe tokësorë pa pilot, si dhe një automjet të dyshuar si armë me lazer të fuqishëm.

Një nga momentet më të komentuara ka qenë shfaqja e raketave të reja kundër-anijes nga seria YJ, përfshirë modelet YJ-17, YJ-19 dhe YJ-20, të cilat sipas analistëve ndërkombëtarë përfaqësojnë një hap përpara në zhvillimin e teknologjisë hipersonike kineze.

Modeli YJ-17 mbart një mjet fluturimi të ngjashëm me DF-17 – raketa e parë hipersonike kineze në shërbim – ndërsa YJ-19 karakterizohet nga prania e një motori scramjet, që sugjeron se është raketë hipersonike me frymëzim nga modeli rus Zircon.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një sistem i ri raketor ndërkontinental me bazë rrugore, që është parë mbi një automjet masiv transportues me kabinë anësore – një dizajn i ri që nuk është parë më parë në arsenalin kinez.

Po ashtu, janë fotografuar dy mjete të mëdha pa pilot nënujorë, njëri prej të cilëve u identifikua si AJX002 – një dron nënujor në formë torpedoje, i gjatë rreth 20 metra dhe i pajisur me sistem shtytës të avancuar.

Ngjashmëria e këtij mjeti me torpedon bërthamore ruse Poseidon ka ngritur pikëpyetje për qëllimin dhe fuqinë e tij reale, megjithëse ende nuk dihet nëse është i armatosur ose i drejtuar me energji bërthamore.

Lexo edhe :  I dërguari palestinez në OKB: Sulmi në spital i paramenduar

Ndërkohë, në rrugët e Pekinit është parë edhe një automjet tetë-rrotësh me përmasa të mëdha, i ngjyrosur me kamuflazh dhe me një pjesë të sipërme të mbuluar.

Sipas ekspertëve ushtarakë, forma e tij përkon me sistemet ekzistuese të mbrojtjes ajrore me lazer dhe përmasat e mëdha sugjerojnë se mund të jetë një armë me energji të drejtuar.

Shkrimi “HZ” mbi trupin e mjetit nënkupton se mund të jetë projektuar për përdorim nga forcat detare.

Një ndër pikat më të spikatura të provës ishte prezantimi i një tanku të ri të lehtë, më i vogël se modeli Type 99A, por dukshëm më i avancuar.

Tanku është i pajisur me radarë me katër anë, sisteme mbrojtëse aktive, armë me lazer dhe një top kundërajror, që së bashku përmirësojnë ndjeshëm mbrojtjen kundër raketave antitank, granatave të drejtuara me raketa dhe dronëve sulmues.

Krahas tankeve, janë parë edhe mjete të tjera të blinduara për këmbësori dhe për mbështetje zjarri, si dhe automjete të reja të lehta për zbarkim ajror dhe mortaja të lëvizshme për forcat ajrore./E.T

Të fundit

21-vjeçarja lindi foshnjën, e futi në qese të zezë dhe e fshehu në dollap

Një studente e Universitetit të Kentucky-t po përballet me disa akuza pasi policia gjeti një foshnjë të vdekur në...

Luksemburg, aksidenti u merr jetën 3 djemve kosovarë

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në autostradën N15 të Luksemburgut ku 5 persona humbën jetën, 3 prej të cilëve...

Berisha sulmon drejtësinë, por KLGJ nuk reagon kurrë. Pse?

Këshilli i Lartë i Gjyqësor edhe një herë ka heshtur ndaj sulmeve të ripërsëritura të Sali Berishës ndaj drejtësisë, edhe pse ish-Kryeministri i pandehur...

Berat, ish-drejtori i SHISH kapet me dokumente sekrete dhe municion në shtëpi

Prokuroria e Beratit ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit në këtë qark, Aleksander Shulla, si dhe djalin e tij, Pandeli...

U shkarkua pas dy ndeshjesh, vjen reagimi i trajnerit Ten Hag

Erik ten Hag ka reaguar me keqardhje pas shkarkimit të tij nga Bayer Leverkusen. Shkarkimi ndodhi pas vetëm dy ndeshjesh, e papritur dhe e...

Lajme të tjera

Web TV