Last Updated on 18/08/2025 by adminfjala
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar situatën e zjarreve në vend, teksa u shpreh se shqiptarët u ndjenë më të braktisur se kurrë.
Berisha theksoi se zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve dhe se vendi u gjet i çarmatosur tërësisht nga mjetet antizjarr.
“Por sot, unë jam këtu për të qartësuar shqiptarët se pse shkatërrimet e zjarreve këtë vit janë një krim i vërtetë shtetëror”, tha Berisha.
Duke shtuar: “Shqipëria pësoi zjarre dhe djegie me përmasa dy gjer në tre herë më të mëdha se të gjitha vendet e rajonit. Dhe jo se zjarret nuk shpërthyen në të gjithë rajonin, por çdo vend ishte shumë, shumë më i përgatitur se Shqipëria në betejën kundër zjarreve.”
Sali Berisha: Sot jam para medieve për të denoncuar si një krim të vërtetë shtetëror zjarret, flakët dhe djegiet e mbi 54 mijë hektarë ullishte, kopshte, bahçe, pyje.
Djegien e qindra banesave në fshatrat e Gramshit, Delvinës dhe në një seri zonash të tjera.
Djegien e qindra dhe mijëra bagëtive, pa llogaritur këtu kafshët e egra dhe rrafshimin e të gjithë florës dhe faunës në këto zona./e.t
