Filloreta Raçi – Fifi ka tërhequr sërish vëmendje me postimin e saj të fundit në rrjete sociale, ku duket se ka thumbuar disa artistë të skenës muzikore.
Këngëtarja u shpreh në një formë se disa prej tyre hapin llogari të rreme në Instagram, vetëm për të komentuar për veten e tyre dhe për të krijuar një imazh më të madh se ai që kanë realisht.
Me ironi dhe humor, Fifi shkroi: “E kam në plan me i hap nja 18 Instagram FifiLove2393, Fififan, Fifinanushi etj. etj. e me i komentu vetes kah të sillem”.

Më pas ajo shtoi: “A e dini që po funksionojke?”, duke lënë të kuptohet se kjo praktikë e disa artistëve po u sjell atyre edhe më shumë vëmendje e reagime.
Ky postim u komentua gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një thumbim të drejtpërdrejtë ndaj kolegëve të saj në muzikë.
Nuk është hera e parë që Fifi shprehet hapur për dukuritë e botës së shoubizit, duke mos hezituar të thotë publikisht atë që mendon, edhe kur kjo nxit reagime.
E së fundmi ra në sy se me Egli Takon nuk ndiqen fare në rrjete sociale, duke bërë me dije se ka marrë fund miqësia mes tyre. /e.