Trump bën gafë: Solla paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy muaj pasi Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp ngatërroi Tiranën me Teheranin, teksa komentonte sulmin e SHBA-ve ndaj tre bazave bërthamore të Iranit, lapsuseve diplomatike që “përfshijnë vendin tonë në luftë”, iu është bashkuar edhe vetë Donald Trump.

Gjatë një interviste në emisionin “Mark Levin Show” ditën e djeshme, Trump teksa rendiste gjashtë konfliktet që ai pretendon se ka zgjidhur duke sjellë paqen, i është referuar Armenisë si “Albania” (Shqipëria).

Gafa e Trump ndodhi teksa shpjegonte si arriti të bënte bashkë në Zyrën Ovale, liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë për t’i dhënë fund konfliktit që vijonte prej gati gjysmë shekulli midis dy vendeve.

“E patë se ç’po ndodhte në Azerbajxhan, që kishte vazhduar për 34, 35 vjet me Shqipërinë”, tha Trump, duke iu referuar gabimisht Tiranës zyrtare për konfliktin në Nagorno-Karabakh.

Kujtojmë se Bakuja dhe Jerevani zyrtar vetëm dy javë më parë nënshkruan në Uashington një marrëveshjeje paqeje, me Trump që bëri bashkë presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan. m.p.

Të fundit

Braçe denoncon përndjekësin e mjekes: Dritare më dritare dhe me kamera të paligjshme

Deputeti Erion Braçe ka vijuar serinë e denoncimeve publike me video-postime në rrjetin social të fenomeneve të ndryshme të paligjshme në...

Gusht 1814, kur Uashingtoni u dogj dhe Shtëpia e Bardhë u shkatërrua nga britanikët

Ngjarja ndodhi gjatë Luftës së vitit 1812, një konflikt mes Shteteve të Bashkuara dhe Perandorisë Britanike. Lufta kishte shpërthyer për disa arsye: -Imponimi i detyrueshëm...

Vrau gruan, avokati i shqiptarit: U zemërua nga sjellja e saj provokuese

Avokati mbrojtës i Pandeli Nakolecit, 40-vjeçarit shqiptar i cili vrau gruan e tij 36-vjeçare pas një konflikti të rëndë mes tyre, ka folur për...

Jahti i tij u zhduk rrugës për në Mykonos, gjendet pas 19 ditësh trupi i biznesmenit turk

Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë gjetur në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit Halit Yukay, varka e të cilit...

Kush i zotëron të drejtat e autorit për punën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale?

Inteligjenca Artificiale (AI) gjeneruese ka ngritur dy dilema kryesore mbi të drejtat e autorit. E para ka të bëjë me kompensimin për veprat që...

Lajme të tjera

Web TV