Bayern, dikur një prej klubeve më të lakmuara në Evropë, duket se po përjeton një rënie të dukshme në tërheqjen e talenteve të mëdhenj të futbollit botëror.
Pas dominimit të gjatë në Bundesligë dhe sukseseve ndërkombëtare, përfshirë triumfin në Ligën e Kampionëve në vitin 2020, klubi gjerman nuk ka më të njëjtin shkëlqim për emrat e mëdhenj. Performanca e dobët në sezonet e fundit, dështimet në merkato dhe paqartësitë në drejtimin sportiv kanë ulur ndjeshëm imazhin e Bayernit si një destinacion elitar.
Yjet e rinj dhe të afirmuar tani po shohin alternativa më tërheqëse në Angli, Spanjë apo edhe Arabi Saudite, ku pagat janë më të larta dhe projektet më ambicioze. Rastet e refuzimeve nga Nico Williams apo Florian Wirtz flasin shumë për vështirësitë që klubi përballet në negociata.
Në këtë periudhë transformimi, Bayern duhet të rishqyrtojë strategjinë e tij afatgjatë në tregun e transferimeve dhe mënyrën si ndërton projektin sportiv. Pa një identitet të qartë dhe pa garanci për suksesin kontinental, është e vështirë të joshësh lojtarët më të mirë në botë.
Nëse situata nuk ndryshon, Bayern rrezikon të humbasë statusin si një klub elitë dhe të mbetet prapa në garën e madhe evropiane. m.p.