I derdhi aksidentalisht pijen një burri, gruaja grushtohet derisa humb vetëdijen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nënë e re u rrah deri sa humbi vetëdijen nga një burrë i dhunshëm në një koncert, pasi një pije iu derdh aksidentalisht.

Shelby Elston, 33 vjeç, ishte e emocionuar të shihte Rüfüs Du Sol në stadiumin Rose Bowl në Pasadena, Kaliforni, të shtunën, por nata e saj mori një kthesë të tmerrshme pasi një i panjohur e sulmoi.

Sulmi i tmerrshëm u kap në kamera dhe tregoi momentin kur burri i paidentifikuar i dha disa grushte Shelby-t, ndërsa një grua tjetër u përpoq ta mbante.

Viktima u pa e ulur pa lëvizur në dysheme në pamjet e filmuara, ndërsa i fejuari i saj, Cain Webb, u përpoq ta mbronte, transmeton Telegrafi.

“Unë ende po përpiqem të gjej fjalët për të përshkruar saktësisht atë që na ndodhi mbrëmë,” tha Elston në një postim në Facebook.

Vajza nga Phoenix tha se ajo, Webb dhe një shoqe shkuan me makinë në Los Angeles për të parë ‘artistin e tyre të preferuar’, por ‘përfunduan duke humbur të gjithë shfaqjen’.

“Sapo mbërritëm në vend, unë, Cain dhe Ralph morëm një pije dhe u ulëm në vendet tona në tribuna. Djemtë shkuan në banjo. Kur u kthyen, Cain aksidentalisht e përmbysi pijen e tij që ishte pranë këmbës sime dhe e spërkati pak mbi atë burrin para nesh”, shkroi Elston.

“Ne kërkuam falje menjëherë, por ky burrë filloi të na bërtiste në fytyrë se e bëmë qëllimisht. Ai vrapoi në turmë duke e lënë të dashurën e tij pas. Ne i kërkuam përsëri falje për incidentin me pijen dhe e lamë me kaq”, shtoi Elston.

Por takimi i tyre me të huajin nuk kishte mbaruar shumë, pasi Elston shkroi se vetëm 30 minuta më vonë ai u kthye dhe ‘menjëherë i ra Cain në fytyrë duke i bërtitur’.

Lexo edhe :  Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Burri dyshohet se i tha të fejuarës së Elston se do ta ‘vriste nëse ndodhte përsëri’, sipas Elston, e cila tha se ajo më pas ndërhyri dhe u përpoq ta qetësonte situatën.

‘Kjo është gjëja e fundit që mbaj mend para se të zgjohesha në tendën mjekësore një orë më vonë’, shkroi ajo.

Një raport policor u paraqit, sipas Elston. Policia e Pasadenës i tha ABC 7 se kishin pista të shumta për identitetin e të akuzuarit dhe shpresojnë të bëjnë një arrestim së shpejti. m.p.

Të fundit

Lufta e Drezdenit, Bonaparti i shkakton Aleancës 38 mijë të humbje

26–27 gusht 1813 Pas disfatës së tij në fushatën ruse të vitit 1812, Napoleon Bonaparti u përball me një koalicion...

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni...

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Lajme të tjera

Web TV