Last Updated on 21/08/2025 by adminfjala
Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke shkaktuar lëndimin e një personi.
I plagosuri u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton A2.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit. m.p.
