Vajza shpërthen në lot në vendin ku u vra nëna: Babai ishte xheloz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, është vrarë nga bashkëshorti i saj në zonën e Volosit në Greqi. Ajo është qëlluar disa herë me thikë nga Pandeli Nakoleci, në sy të fëmijëve dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka marrë goditjen finale në sheshpushimin e pallatit.

Vajza e madhe ka folur mediat greke dhe ka thënë se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas 40-vjeçari shqiptar mori thikën dhe ia nguli në qafë dhe shpinë gruas.

“Nuk e di pse u grindën”, tha vajza e tyre, e cila zbuloi, megjithatë, se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia. Ajo vrapoi për të shpëtuar duke u larguar nga apartamenti.

Mirëpo, Pandeli Nakoleci e ndoqi poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri. Mariola ra mbi xham dhe autori, duke e parë të mbuluar me gjak në dysheme, iku me vrap. Policia ka nisur një kërkim për ta gjetur dhe arrestuar atë.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, nuk kishte histori dhune në familje, megjithatë, autori ishte përdorues droge dhe kishte tentuar vetëvrasje në qershor. Hetimet janë në kulmin e tyre, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë shkaqet që çuan në krimin brutal. m.p.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV