Kosovarët bojkotojnë Shqipërinë, rikthehen serbët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj në vend janë ngadalësuar ndjeshëm, në krahasim me vitin e mëparshëm. Për janar-korrik në vend kanë hyrë 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje 3.5% me bazë vjetore, nga 23% të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe në korrik shifrat ishin të vakëta, me 1.82 milionë hyrje, ose vetëm 0.4% më shumë se korriku 2024, shkruan Monitor.al.

Nëse e shohim gjeografinë sipas shteteve, faktori kryesor që po e ndikon ngadalësimin e turizmit është Kosova. Në 7 mujorin 2025 hynë gjithsej 2.3 milionë shtetas nga Kosova, me rënie 5%, ose 121 mijë shtetas më pak. Për shkak të peshës së lartë që zë turizmi nga shteti fqinjë, me 35% të totalit për 7 mujorin, efekti është i dukshëm. Edhe në korrik hyrjet nga Kosova ranë me 6%.

Zbehja e turizmit patriotik lidhet me tre arsye. Së pari, që nga janari 2024 Kosova lëviz pa viza në shtete e BE-së, duke bërë që një pjesë e pushuesve me aftësi të lartë paguese të shkojnë në vende të tjera. Së dyti, shtrenjtimi i çmimeve në Shqipëri i ka larguar shumë të tjerë. Së treti, rënia e euros e bën të paleverdishëm monedhën e përbashkët që përdor Kosova, në krahasim me shtetet që e përdorin të njëjtën valutë, si psh Greqia.

Edhe italianët, grupi i dytë më i madh i turistëve në vend, me 10% të totalit po largohen gradualisht për shkak të rritjes së çmimeve. Për 7 mujorin, hyjnë 664 mijë shtetas italianë, me rritje 4.5%. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë zgjerimi kishte qenë 47%.

Lexo edhe :  Familja denoncon të zhdukur ish-zv/drejtorin e AKSHI-t

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet besnike ndaj plazheve shqiptare, me rritje përkatësisht 11.3% për 7 mujorin, por me ngadalësim prej 1.3% në korrik. Në rënie të fortë në korrik ishte dhe Mali i Zi (-25%), ndërsa për 7 mujorin tkurrja është gati 2%.

Greqia vijon me rritje, 12% për 7 mujorin dhe 7.4% për korrikun. Në rënie janë vizitat nga Turqia, që në korrik ranë me 33% dhe për 7 mujorin me 8.3%.

Në rënie janë dhe polakët, që u tkurrën 12% në korrik dhe po aq për 7 mujorin, e spanjollët me tkurrje 5.3% për 7 mujorin. Operatorët turistikë pohojnë se tkurrja ka ardhur kryesisht nga largimi i turistëve individualë.

Janë rikthyer serbët, me 16% më shumë hyrje për 7 mujorin, ose 77 mijë. Në korrik rritja është më e fortë, me 28%, teksa ata po preferojnë kryesisht jugun. Në rritje të fortë ishin hyrjet nga Franca e Gjermania, përkatësisht me 47% dhe 27% për 7 mujorin. m.p.

Të fundit

Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në...

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ka deklaruar se nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë. "Presidenti ka qenë i qartë. Nuk do të ketë...

Berisha publikon denoncimin e Fatos Nanos për të akuzuar Ramën

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një video nga një deklaratë e mëhershme e ish-kryeministrit...

Ylli Limani në komisariat? Artisti anulon koncertin në Shkodër

Këngëtari i njohur Ylli Limani ka reaguar së fundmi në një InstaStory, duke ngjallur shqetësim te fansat e tij. Përmes postimit, ai ka falënderuar publikun...

PD që nuk ndryshon kurrë! Vetëm 14 deputetë futen për herë të parë në Parlament

Nga 50 mandate që Partia Demokratike dhe aleatët e saj arritën të fitonin nga beteja elektorale e 11 majit, vetëm 14 prej tyre ulen...

Lajme të tjera

Web TV