Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që të armatosen, pasi ofensiva e administratës Trump kundër krimit do të vazhdojë.

Trump urdhëroi vendosjen e gardës në Uashington më herët gjatë gushtit dhe vendosi nën kontroll federal policinë lokale për të luftuar atë që e quajti “daljen nga kontrolli të krimit në kryeqytet”.

Vetëm javën e kaluar, Pentagoni deklaroi se efektivët e përfshirë në misionin në fjalë, që aktualisht llogariten në rreth 2 mijë, nuk do të mbanin armë.

Ndërsa administrata presidenciale e ka duartrokitur misionin, sondazhet tregojnë se ai nuk mbështetet nga banorët e Uashingtonit, të cilët anojnë kryesisht nga demokratët.

Në një deklaratë, Pentagoni konfirmoi se, së shpejti trupat e Gardës Kombëtare do të patrullojnë rrugët me armët e shërbimit.

Kryetari i Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Boëser nuk e ka komentuar vendimin. Deri më sot, trupat kishin si mision patrullimin dhe nuk ishin përfshirë në operacione speciale, të kryera nga policia dhe agjencitë federale.

Duke folur nga Dhoma Ovale ditën e premte, Trump tha se, “kryeqyteti ishte kthyer në ferr, ndërsa tani është i sigurt”. Ai njoftoi gjithashtu se një mision i ngjashëm mund të kryhet edhe në Çikago, një tjetër qytet demokrat, administrata vendore e të cilit është përplasur disa herë me Trump./kb

 

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV