Last Updated on 30/08/2025 by adminfjala
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për kushte atmosferike të paqëndrueshme që konsistojnë në reshje të dendura shiu e erëra të forta përgjatë pasdites së sotme (30 Gusht) dhe ditës së nesërme.
Qytetet kryesore që do të preken janë Tirana, Durrësi, Lezha, ndërsa në pjesën tjetër priten reshje mesatare dhe të dobëta.
“Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë”, thuhet në njoftim. m.p.
