Thellohet bilanci i atentatit në Shkodër!/ Breshëria e plumbave nuk kurseu as kamarieren

Ngjarja e rëndë me armë zjarri e ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Shkodrës ka një bilanc më të rëndë nga sa u raportua fillimisht.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, përveç viktimës Armando Pali, janë plagosur edhe tre persona të tjerë, mes tyre një grua, punonjëse si kamariere në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Armando Pali, viktima, ishte punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe një figurë e njohur lokale, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Ai mbeti i vdekur në vend si pasojë e breshërisë së kallashnikovit.

Ndër të plagosurit konfirmohet edhe Erogen Vaso, i njohur edhe me mbiemrin Brajoviq, si edhe një i njohur i këtij të fundit dhe viktimës. Autori i dyshuar i këtij atentati është shtetasi Rakip Gila, rreth 28 vjeç, i cili tashmë ndodhet në pranga./E.T