Vetëvrasja misterioze e punonjësit të Sorosit, pasi bëri një donacion prej 10 mln dollarë

Në maj të këtij viti, një filantrop i ri, i quajtur Matthew Christopher Pietras, u gjet i vdekur në maj të këtij viti, 48 orë pasi bëri një donacion gjigant prej 10 milionë dollarë për Operën Metropolitanë në Nju Jork. Vdekja e tij u ngarkua me mister, pasi ai punonte për familjen Soros. Të hënën doli ekspertiza. Thuhet se ai është vetëvrarë…

Nga Julia Jacobs, New York Times

Një mbështetës i ri i artit, i akuzuar se i kishte dhuruar 10 milionë dollarë Operës Metropolitane në Nju Jork, që nuk i përkisnin atij, u gjet i vetëvrarë në maj, njoftoi të hënën Zyra e Kryeekspertit Mjeko-Ligjor të qytetit.

Para vdekjes së tij, 40-vjeçari Matthew Christopher Pietras, ishte bërë një figurë e njohur mes elitës filantropike në institucione prestigjioze, përfshirë Met-in dhe Koleksionin Frick. Punonjësi i familjes Soros, z. Pietras kishte dhuruar aq shumë sa u emërua drejtor menaxhues në bordin e Met dhe emri i tij u gdhend në murin e Frick-ut.

Por në fund të majit, filantropia e tij ra nën hetim kur z. Pietras organizoi transferimin e 10 milion dollarëve në Met — dhurimi i tij më i madh deri atëherë për kompaninë e operës.

Pas transferimit, një përfaqësues i Soros e kontaktoi Met-in dhe i tha kompanisë se paratë në fakt i përkisnin një anëtari të familjes Soros dhe jo zotit Pietras, sipas një zyrtari të Met-it me njohuri mbi veprimet e institucionit.

Met kontaktoi z. Pietras, i cili e kishte përshkruar veten si menaxher financiar, duke kërkuar një shpjegim. Të nesërmen, më 30 maj, z. Pietras u gjet i vdekur në apartamentin e tij pranë Madison Square Park.

Shkaku i vdekjes së tij mbeti i pazgjidhur për muaj me radhë, duke pritur rezultatet e testimeve toksikologjike.

Zyra e ekspertit mjeko-ligjor njoftoi të hënën se z. Pietras kishte vdekur nga helmimi akut me barna farmaceutike, duke specifikuar “efektet e kombinuara të ciklobenzaprinës, klonazepamës dhe propanol-it.”

Lexo edhe :  Argjentinë/ Partia e presidentit Javier Milley pëson humbje dërrmuese në zgjedhjet lokale

Përfaqësuesit e pasurisë së z. Pietras nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Pikëpyetjet rreth jetës dhe vdekjes së z. Pietras u bënë objekt i mbulimit mediatik në korrik, duke filluar me një ese në Air Mail, ku një shoqe e tij, Jane Boon, ngriti dyshime mbi bujarinë ekstravagante të Pietras-it. (Ajo kujtoi se ai kishte dhuruar një orë 40.000 dollarëshe si dhuratë dhe kishte organizuar një udhëtim në një chalet private në Alpet Franceze për miqtë e tij).

Një hetim i ‘New York Magazine’ raportoi se z. Pietras kishte jetuar një jetë luksi duke shfrytëzuar qasjen e tij në financat e dy shefave të tij të pasur; ai kishte punuar si asistent personal i Gregory Soros, njëri nga bijtë e investitorit miliarder George Soros, dhe si shef stafi për Courtney Sale Ross, e veja e kreut të ‘Time Warner’, Steven J. Ross.

Që nga vdekja e z. Pietras, familjet Soros dhe Ross kanë punuar së bashku për të hetuar shkallën e donacioneve të paautorizuara të Pietras.

Zbulimi se donacioni prej 10 milionë dollarësh i z. Pietras nuk ishte i vlefshëm paraqiti një problem serioz financiar për Met Operën. Për të kompensuar mungesën, kompania tërhoqi 5 milionë dollarë shtesë nga fondi i saj i pasurisë — duke e çuar tërheqjen totale nga fondi në 50 milionë dollarë sezonin e kaluar — dhe disa anëtarë të komitetit ekzekutiv të bordit kontribuuan për pjesën tjetër.

Që nga pandemia e koronavirusit, Met-i ka tërhequr më shumë se një të tretën e parave në fondin e saj i pasurisë për të mbuluar kostot operative — rreth 120 milionë dollarë në total.

Met-i njoftoi javën e kaluar se kishte arritur një marrëveshje fitimprurëse me Arabinë Saudite për të performuar në mbretëri për tre javë çdo dimër, një marrëveshje që kompania shpreson të forcojë financat e saj./E.T