Last Updated on 09/09/2025 by adminfjala
Ky ilaç është shpallur si përparimi më premtues në trajtimin e hipertensionit gjatë dekadave të fundit, pasi ndihmon pacientët te të cilët presioni i gjakut mbetet rrezikshëm i lartë pavarësisht terapisë standarde
Është vërtetuar se ilaçi i ri ul ndjeshëm tensionin te pacientët me nivele të rrezikshme të larta, edhe pse marrin disa ilaçe ekzistuese. Ky është një hap i madh që mund të ndihmojë në trajtimin e rasteve të rënda dhe rezistente ndaj trajtimit.Rreth gjysma e 1,3 miliardë rasteve me hipertension në mbarë botën konsiderohen rezistente ndaj trajtimit. Këta pacientë përballen me rrezik shumë më të madh për infarkt, goditje në tru, sëmundje të veshkave dhe vdekje të parakohshme.
Tashmë, studiuesit kanë treguar se një pilulë e re e quajtur është në gjendje të ulë mjaftueshëm tensionin arterial dhe të reduktojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, transmeton Telegrafi.
Rezultatet e provës klinike
Në një studim klinik të fazës III, me gati 800 pacientë nga 214 klinika në mbarë botën, u vërtetua se pas 12 javësh, pacientët që morën baxdrostat – 1 mg ose 2 mg një herë në ditë, kishin një ulje të presionit sistolik prej rreth 9-10 mmHg më shumë se grupi placebo.
Rreth 40% e pacientëve arritën vlera të shëndetshme të tensionit, krahasuar me më pak se 20% te ata që morën placebo.
“Arritja e një uljeje të presionit sistolik prej pothuajse 10 mmHg me baxdrostat në provën BaxHTN është emocionuese, sepse ky nivel uljeje lidhet me rrezik dukshëm më të vogël për infarkt, goditje në tru, insuficiencë kardiake dhe sëmundje të veshkave”, theksoi dr. Brian Williams, bashkautor i studimit nga University College London.
Ai shtoi: “Te pacientët me hipertension rezistent, shtimi i baxdrostatit 1 mg ose 2 mg një herë në ditë mbi terapinë standarde solli një ulje klinikisht të rëndësishme të presionit sistolik, e cila u ruajt deri në 32 javë, pa efekte anësore të paparashikuara.”/e.t
