Regjistrohen në universitete 75% e maturantëve! Raundi i dytë deri më 8 tetor

Sot ka nisur faza e fundit e regjistrimeve për maturantët fitues në universitetet publike.

Faza e 7-të do të zgjasë po 48 orë dhe do të mbyllet pasditen e 11 shtatorit. Sipas të dhënave nga Rrjeti Akademik Shqiptar, deri më tani janë regjistruar 75% e maturantëve.

Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë prej 48-orëshe, 12-13 shtator, për çregjistrim për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë.

Raundi i dytë i regjistrimeve do të nisë me 9 shtator edhe do të zgjasë deri më 8 tetor.

Degët e preferuara edhe për këtë vit janë Teknologjia dhe Inxhinieria, ndjekur më pas nga mjekësia. Ndërkohë, programet e mësuesisë vijojnë të mbeten më pak të preferuarat, me një përqindje që nuk kalon 7.5, duke ruajtur të njëjtat ritme si vitet e mëparshme.