Last Updated on 10/09/2025 by adminfjala
Kryeminsistri i vendit Edi Rama ka postuar një video në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” , ku tregon vazhdimin e aksionit të IKMT, për shkatërrimin e strukturave të bizneseve që kanë zënë hapësirat publike.
Përkrah videos ai ka shkruar: “Largojini vetë lavazhet vullnetare nga qyteti, nga çdo qytet”, duke i bërë thirrje bizneseve të “mos presin” për fadromat e IKMT-së por të largojnë vet strukturat që zenë hapësirat publike.
Kujtojmë se tashmë që prej korrikut të këtij viti qeveria ka nisur një aksion për prishjen e të gjitha strukturave të bizneseve që zënë hapësirat publike, ky aksion është ndërmarr në nivel kombëtar dhe ka ardhur me kërkesë të kryeministrit Edi Rama.
