Last Updated on 14/09/2025 by adminfjala
Novak Djokovic heq dorë përfundimisht nga vendi i tij, Serbia. Pavarësisht se gjithmonë është shprehur se ndihet krenar që është serb, përplasjet e tij me regjimin e Vucic kanë kaluar limitet dhe ai ka vendosur të mos jetojë më në Serbi.
Qeveria serbe ka tentuar vazhdimisht ta cilësojë si tradhtar, kështu që ai nuk ka më vend në vendlindje, ku nuk ndihet i respektuar nga institucionet shtetërore.
Djkovovic që në dhjetor të vitit të shkuar ka mbështetur publikisht protestat në Serbi, aq sa ka përdorur edhe ndeshjet e tij të tenisit për të dhënë mesazhe dukshëm politike.
Kur mbi 300 mijë qytetarë serbë dolën në rrugë për të protestuar në Beograd, ai ndau fotot në rrjetet sociale në të gjitha faqet e tij zyrtare. “Jam me ju, Novak!” – shkruante ai.
Vendimi i Djokovic është drastik. Ai dhe familja e tij tani e tutje do të jetojnë në Athinë. m.p.
