Last Updated on 14/09/2025 by adminfjala
Kanë përfunduar dy sfidat e fundit për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Në “Niko Dovana”, Teuta pretendente nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Vorës, debutuese në Superligë.
Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të. Pas një goditjeje këndi, Vasilis Zogos godet me kokë, por Dajan Shehi i pafat dërgon topin po me kokë në portën e tij.
Barazimi i Vorës do të vinte në minutën e 75-të, ku Xhuljo Tabaku do të barazonte me kokë pas krosimit nga goditja e këndit. Pak minuta më pas, Jurgen Vrapi merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Vorën me 10 lojtarë. Pavarësisht se minutat e mbetura, Vora luajti me një lojtar më pak, rezultati nuk ndryshoi deri në fund, 1-1.
Në sfidën tjetër, Elbasani fitoi 1-0 ndaj Dinamo City në “Elbasan Arena”. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Momenti kryesor ishte në minutën e 25-të, Naser Aliji pengon Diallo brenda zonës dhe arbitri kryesor i takimit jep penallti dhe karton të verdhë për mbrojtësin e “Bluve”. Ndërhyn VAR, arbitri Ditmir Grimçi shkon të shohë pamjet në ekran dhe ndryshon vendim. Anullon penalltinë, pasi ndërhyrja ishte bërë jashtë zonës së rreptësisë dhe ndëshkon Alijin direkt me karton të kuq.
Në fillim të pjesës së dytë, verdheblutë gjetën golin me Fation Bunjakun, i cili dërgoi topin në rrjetë, me një goditje të saktë, pas një aksioni të nisur nga rivënia anësore. Rezultati final, Elbasani 1-0 Dinamo. m.p.
