Last Updated on 20/09/2025 by adminfjala
Një aksident me pasojë plagosjen e gruaje me dy fëmijët ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Lushnjë-Fier.
Sipas raportimeve, automjeti ka goditur nga pas një kamion gjatë një parakalimi ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës ndërsa gjendja e tyre raportohet e rënduar.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit pranë kryqëzimit të Savrës, ku trafiku është i bllokuar. m.p.
