Analiza/ Atë që nuk e thotë me fjalë, Melania e shpreh me kapelat e saj

Melania Trump përdor kapelat e saj si një mjet komunikimi stilistik. Në Londër, ku shoqëron bashkëshortin e saj në udhëtimin e tij zyrtar, kapela e saj mbresëlënëse ngjyrë vjollcë është tashmë objekt analize nga ekspertët e diplomacisë së stilit. E njëjta gjë ndodhi edhe disa muaj më parë me kapelën e zezë strikte që mbajti në inaugurimin e Presidentit Amerikan.

Siç thuhet, Melania Trump përdor kapelat e saj si mjete të fuqishme komunikimi stilistik, duke kombinuar elegancën me një “deklaratë politike”, por edhe duke vënë vulën e personalitetit të saj. Prandaj, ato janë gjithçka tjetër përveç zgjedhjeve të rastësishme.

Vizita në Londër: Diplomaci përmes modës

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, Melania zgjodhi një kostum gri “Dior Haute Couture” me jakë dhe rrip, të kombinuar me një kapelë leshi ngjyrë vjollcë. Zgjedhja e kapelës, e cila ofronte një kontrast të fortë me ansamblin monokrom, ishte një pikë referimi për pamjen e saj mbresëlënëse.

Dhe ashtu ndodhi. Përdorimi i markave britanike dhe evropiane, si Burberry dhe Dior tregon respekt për modën vendase dhe rrit imazhin e saj diplomatik.

Siç shkruan “Vogue”, pamja e Melanias përputhej me atë të Kate Middleton, e cila i qëndroi besnike pamjes së saj të preferuar mbretërore me një fustan të kuq nga “Emilia Wickstead”, një kapelë të njëjtë nga marka britanike “Jane Taylor” dhe një çantë dore “Chanel” me dorezë. Kapelja e Melanias përputhej gjithashtu me nuancën e kravatës së burrit të saj.

Inaugurimi i vitit 2025: Mister dhe Pushtet

Në inaugurimin e Donald Trump në janar 2025, Melania zgjodhi një kapelë blu marine me strehë të gjerë, të dizajnuar nga Eric Javits.

Kapela, e cila i hijëzonte fytyrën, i jepte asaj një ndjesi shkëputjeje dhe ashpërsie, shkroi “The Guardian” në atë kohë, duke e distancuar atë nga imazhi tradicional i Zonjës së Parë si një figurë mikpritëse dhe e afrueshme. Zgjedhja u interpretua si një deklaratë pushteti dhe kontrolli, duke përforcuar imazhin e burrit të saj si një udhëheqës i fortë.

Lexo edhe :  Salla bosh, Netanyahu: Shteti palestinez, çmenduri e pastër

Kapelat e Melania Trump shërbejnë si simbole që përmirësojnë imazhin e saj politik dhe personal. Qoftë distancimi në inaugurim apo mirësjellja diplomatike në Londër, zgjedhjet e saj nxjerrin në pah aftësinë e saj për të përdorur modën si mjet komunikimi dhe strategjie./kb