Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se lufta e nisur nga Rusia ka prekur shumë njerëz dhe përgjegjësia për t’i dhënë fund konfliktit i takon udhëheqësve botërorë. Ai paralajmëroi se Putini do të vazhdojë përshkallëzimin e luftës nëse nuk ndalet dhe theksoi nevojën që fëmijët e rrëmbyer të kthehen në shtëpi, si dhe lirimin e pengjeve dhe të burgosurve të luftës.
Zelensky tha se ndalimi i Putinit tani është më i lirë se sa një garë globale armatimesh dhe theksoi se Ukraina nuk ka raketa të mëdha, por ka ndërtuar dronë për të mbrojtur të drejtën për jetë. Ai paralajmëroi për rritjen e përdorimit të armëve moderne dhe inteligjencës artificiale, duke bërë thirrje për rregulla globale mbi përdorimin e tyre.
Në fjalimin e tij, Zelensky kërkoi nga Evropa të ndihmojë Moldavinë për të shmangur ndikimin rus, duke paralajmëruar se humbja e saj do të ishte një gabim i madh, siç ndodhi me Gjeorgjinë dhe Bjellorusinë. Ai gjithashtu theksoi kërcënimet e Rusisë ndaj vendeve si Polonia dhe Estonia, duke kujtuar se anëtarësia në NATO nuk garanton siguri të plotë.
Zelensky nënvizoi se nuk ka armëpushim sepse Rusia refuzon dhe akuzoi Moskën për rrëmbimin e mijëra fëmijëve ukrainas. Ai theksoi se siguria ndërkombëtare varet nga miqtë dhe armët, duke theksuar se e drejta ndërkombëtare nuk funksionon pa mbështetje të fuqishme.
Fjalimi i Zelenskyt në OKB u shoqërua me shmangie nga përfaqësuesit rusë në sallë, ndërsa ai përfundoi me thirrjen: “Slava Ukrainai” – Lavdi Ukrainës. m.p.
