Last Updated on 24/09/2025 by adminfjala
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ndarë së fundmi në Facebook momente nga takimi i tij me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës në New York me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në postimin e tij, Presidenti Begaj thekson se takimi u zhvillua në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së, një nismë ndërkombëtare të cilës i është bashkuar edhe Shqipëria.
“Është kënaqësi të takohem me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, një mik i mirë i Shqipërisë. Këtë herë takimi ynë ishte në kuadër të Marrëveshjes së BBNJ-së. Shqipëria i është bashkuar kësaj nisme, duke bërë të mundur hyrjen në fuqi të saj,” shkruan Begaj. m.p.
