Mëngjesin e së enjtes Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka nisur një aksion të gjerë për prishjen e objekteve pa leje në qytet.
Ky operacion është pjesë e fushatës kombëtare për lirimin e hapësirave publike, një aksion i njohur tashmë që po zbatohet në të gjithë vendin.
Veprimet e para të prishjeve kanë nisur në lagjen nr. 4, zona Kodër, ku janë hequr rrethimet përreth disa pallateve.
Banorët dhe pronarët e këtyre hapësirave ishin paralajmëruar më herët për të kryer heqjen vullnetarisht.
Pas mbarimit të afatit të caktuar, autoritetet ndërhynë sot me forca dhe mjete teknike për ekzekutimin e vendimit./e.t