Rama ndan pamje nga kantieri i rrugës Vodicë – Qafë Dardhë/ Një mundësi e re për Beratin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në kantierin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë.

Sipas Ramës, ky investim hap një mundësi të re për Beratin, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës.

“Mirëmëngjes dhe nga puna në kantierin e rrugës Vodicë – Qafë Dardhë, që po merr formë dita-ditës duke hapur një mundësi të re për Beratin, lidhjen me Gramshin dhe zhvillimin e turizmit të natyrës e aventurës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./E.T