Të vdesësh për futbollin/ Tragjedi në Angli, humb jetën 21 vjeçari Billy Vigar

Futbolli anglez ka jetur një tjetër tragjedi. Billy Vigar, ish lojtari I Akademisë së Arsenal ka humbur jetën në moshën 21 vjeçare. Ai ishte në gjëndje kome prej së shtunës së kaluar, pas gjatë një ndeshje të kategorisë inferiore pësoi një aksident të frikshëm në fushën e lojës.

Në tentativë për të mbajtur topin në lojë, ai u përplas me murin rrethues të fushës.

Pas disa ditësh në gjendje kome, 21 vjeçari ka humbur sfidën më të rëndësishme, atë për jetën.

Një fund tragjik për futbollistin e rritur në akademinë e Arsenal, ku luajti për skuadrat e moshave të “Topçinjve”.

Por karriera e tij nuk shpërtheu, ndërsa pas disa huazimesh në kategori të ulta të futbollit anglez, ai u transferua te Chichester City në një prej Ligave të Konferencës.

Por ëndrra dhe pasioni i Billy Vigar është ndërprerë në mes në mënyrën me tragjike të mundshme.

Pas ndihmës së stafit mjeksor të skuadrës, Vigar u dërgua me urgjencë në spital, ku iu evidentua një tramë e rëndë në tru./kb