Last Updated on 26/09/2025 by adminfjala
Një stuhi tjetër fuqishme, pas shkatërrimit që Ragasa shkaktoi në disa shtete aziatike këtë javë, parashikohet të forcohet të premten përpara se të lëvizë në skajin jugor të Filipineve.
Përmbytje të gjera dhe rrëshqitje toke janë të mundshme dhe si rezultat shkollat janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar në rajon.
Autotritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të jenë të kujdeshsëm dhe të kufizojnë levizjet e tyre për të shmangur çdo incident të mundshëm.
Alarmi i verdhë qëndroi i ndezur pas 17 viktimave që shkaktoi Ragassa gjatë kësaj jave. Supertajfuni goditi Tajvanin, Hong Kongun dhe Kinën përpara se të zhvendosej në Vietnam të enjten në mbrëmje, si një stuhi shumë më e dobësuar.
Në kulmin e tij, Ragasa arriti shpejtësinë 240 km/orë, ekuivalente me një uragan të kategorisë 4.
Në Kinë miliona njerëz u detyruan të evakuoheshin në qytetet Shenzhen, Chaozhou, Zhuhai, Dongguan dhe Foshan.
Në anën tjetër të botës, sezoni i uraganeve në Atlantik është bërë më aktiv me stuhinë tropikale Humberto, e cila ndodhet në verilindje të Karaibeve.
Ai pritet të forcohet me shpejtësi ndërsa lëviz gradualisht drejt verilindjes dhe ndoshta pritet të shndërrohet në një uragan këtë fundjavë mbi Atlantikun tropikal juglindor./kb
