Bayern e quajti dështak, sot Juventusi e shet për 80 mln euro

Vetëm 20 vjeç, por sot vlen rreth 70 mln euro. Ndoshta edhe më shumë, aq sa kërkon Juventusi për të, 80-100 mln euro.

Kenan Yildiz po shkëlqen me “Zonjën e vjetër” dhe çdo ndeshje e tij e mirë tregon gafën e rëndë të Bayern që e la të largohej në korrik 2022. Këshilltari i tij i atëhershëm, Hector Peris, ka deklaruar:

“Nuk dua të jap detaje, por Kenan nuk ka kaluar momente të mira te Bayern. Kishte njerëz që nuk e mbështesnin. Ka kaluar kohë realisht të vështira dhe kjo solli që disa njerëz të largoheshin nga klubi”.

TuttoJuve raporton se Yildiz ka oferta konkrete nga Premier League. Arsenal e kërkon prej 6 muajsh talentin turk, kontrata e të cilit skadon në 2029. m.p.