Vëllai i Gjestit humbi jetën në aksident, reagon Egli Tako

Pasi vëllai i reperit Gjesti, Eldion Kelmendi humbi jetën në një aksident rrugor në Pejë, ka reaguar dhe ish-partnerja e artistit, Egli Tako.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan shpreh ngushëllime për familjen Kelmendi.

“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errëta. Doja shume te mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e të mos e besoja…

Më dhemb zemra. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjes Kelmendi! Zoti ju dhëntë forcë ta përballoni dhimbjen e kësaj humbjeje kaq të madhe, e shpirti i të voglit tuaj pushoftë në paqe!”, shkruan artistja. m.p.