Izraeli po izolohet gjithnjë e më shumë në skenën botërore, ndërsa lufta dhe kriza humanitare në Gaza vazhdojnë, me reagimin negativ që depërton në arenat ekonomike, kulturore dhe sportive.
Dënimi ndërkombëtar është rritur ndjeshëm që kur Izraeli njoftoi një sulm tokësor në Qytetin e Gazës dhe kreu një sulm të paprecedentë kundër udhëheqjes së Hamasit në tokën e Katarit. Kjo vjen gjithashtu pasi një hetim i pavarur i OKB-së arriti në përfundimin për herë të parë javën e kaluar se Izraeli kishte kryer gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, një gjetje që i bën jehonë atyre të ekspertëve të tjerë të gjenocidit dhe grupeve të të drejtave të njeriut , por që qeveria izraelite e ka hedhur poshtë, raporton CNN.
Jo më larg se javën e kaluar, Bashkimi Evropian, propozoi sanksione që do të pezullonin pjesërisht marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin, nëse miratohet nga shtetet anëtare të BE-së.
Në gusht, fondi sovran i pasurisë i Norvegjisë, më i madhi në botë, njoftoi se po hiqte dorë nga pjesë të portofolit të tij në Izrael për shkak të përkeqësimit të krizës humanitare në Gaza.
Disa javë më parë të paktën 5 vende europiane “kërcënuan” Eurovizionin se nuk do të ,errnin pjesë nëse do të merrte Izraeli, i cili tashmë prej kohësh është bërë “cancel” nga shumë të rinjë e të reja, e jo vetëm në nbarë globin.
Reagimi ka qenë aq i ashpër sa vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e pranoi atë në fillim të këtij muaji, duke paralajmëruar se Izraeli po përballet me një “lloj izolimi” që mund të zgjasë me vite, duke shtuar se vendi nuk ka zgjidhje tjetër veçse të qëndrojë më vete. m.p.