Marrëdhënia mes Ori Nebiajt dhe Arbana Osmanit vijon të ngjallë kuriozitet, ndërsa moderatorja ka rikthyer sërish në vëmendje pakënaqësinë e saj ndaj moderatores së njohur.
Në emisionin “Goca dhe Gra”, Ori Nebiaj u përball me pyetjen se cili është personazhi më fals në televizion. Pa iu shmangur përgjigjes, ajo përmendi emrin e Arbana Osmanit, duke bërë edhe një deklaratë të drejtpërdrejtë për të.
“Personi më fake në televizion, se mos më bërtasin këta të TOP-it, por unë do e them. Një nga personazhet e medias që realisht për mua është tjetër gjë në ekran dhe tjetër gjë si individ, është Arbana Osmani, që më ka zhgënjyer”, u shpreh Ori.
Kjo nuk është hera e parë që Nebiaj flet publikisht për raportin e saj me Arbanën. Në një tjetër intervistë, ajo ishte pyetur se kë kishte përjashtuar përfundimisht nga jeta e saj dhe përgjigjja ishte po aq e drejtpërdrejtë.
“Me dikë që s’flas fare. Nga jeta ime kam përjashtuar Arbana Osmanin”, ishte shprehur moderatorja, duke lënë të kuptohej se mes tyre nuk ka më komunikim.
Me deklaratën e fundit, Ori Nebiaj duket se konfirmon edhe një herë se zhgënjimi ndaj Arbana Osmanit është ende i pranishëm, ndërsa mbetet mister se çfarë ka ndodhur konkretisht mes dy figurave të njohura të ekranit./mxh
