Last Updated on 30/09/2025 by adminfjala
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish-kandidatja për deputete, Alesia Balliu, e ftuar në RTSH ka komentuar seancën plenare të së hënës dhe diskutimin mes deputetit Balliu dhe ministres Balluku.
Balliu u shpreh se Parlamenti duhet të diskutonte për programin dhe për hallet e njerëzve, ndërkohë deputetët diskutuan për hallet e tyre.
“Nga e gjithë seanca pleanre që duhet të dëgjonim shqetësimet e qytetarëve, të dëgjonim programin e qeverisë, dëgjuam komplimentet që i bëri Balluku Balliut, që i thoshte bukurosh. Kur komplimentohet një femër bukuroshe, është natyrale t’i bëhet qejfi, por që t’i bëhet qejfi një mashkulli kur i thonë bukurosh, unë këtë kisha parë. Ne mbahemi dhe për parti konservatore, vetëm të kemi ndërruar krahun.” – u shpreh Balliu./E.T
