Rasti tronditës në Fier/ Ngacmim seksual ndaj një të miture, dosja në gjyq

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin Sh.L., i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një të miture, në përputhje me nenin 108/a, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Hetimet treguan se i pandehuri ka kryer veprime seksuale ndaj të miturës, duke përfshirë prekje të kundraligjshme dhe tentativa për shkëmbim puthjesh intime, duke cenur dinjitetin dhe mirëqenien e saj. Pas ngacmimit, vajza ka kontaktuar mësuesen kujdestare, e cila së bashku me shërbimin social ka referuar rastin në polici.

Personi i pandehur ndodhet nën masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Prokuroria thekson angazhimin e saj për hetimin e shpejtë të rasteve që dëmtojnë të miturit dhe nxit bashkëpunimin mes shkollave, psikologëve dhe shërbimeve sociale për identifikimin e rasteve të ngacmimeve dhe vënien para ligjit të përgjegjësve.